Categories Lajme

Rama: Shërbimi në Neurologjinë e QSUT do mbajë emrin e Drini Dobit

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar mbrëmjen e sotme se Shërbimi i Strokut në Neurologji në QSUT, do të mbaje emrin e Drini Dobit, që ndërroi jetë pasi u infektua me Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një njoftimi në Facebook. Në një ceremoni të zhvilluar në nder të mjekut kanë merrë pjesë familjarët, miqtë e ngushtë dhe kolegë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se Drini Dobi dha kontribut real e të madh në luftën ndaj pandemisë, në atë që ajo e quajti “betejë e shekullit” . Kurse, Rama thekson se emri i Dobit i vihet Shërbimit të Strokut në Neurologji, në nderim të faktit se ai shërbeu denjësisht për bluzën e bardhë të mjekut.

Ogerta Manastirliu: Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë. Ne nuk do harrojmë njerëzit tanë më të dashur, nuk do harrojmë doktor Drinin dhe mjekët e infermierët që humbën jetën në këtë betejë të shekullit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME