Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, një i mitur dërgohet në Spitalin e Traumës

Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet S.S është arrestuar në Gjirokastër pasi ka përplasur me mjetin tij një të mitur. Sipas policisë në aksin Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , 45-vjeçari  duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Njoftohet gjithashtu se gjendja e të miturit nuk ka qenë e mire dhe pasi ka marrë ndihëm në spitalin e Gjirokastrës, 11-vjeçari  është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë: Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME