Categories Lajme

Salianji në listën e PD, Basha: Për çdo individ ka vlerësime të ndryshme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar ditën e sotme gjatë një dalje mediatike futjen në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit Ervin Salianjin, ndërkohë që u përjashtua nga strukturat e partisë disa muaj më parë. Basha tha se është krenar për modelin që sollën për përzgjedhjen e kandidatëve ndërsa theksoi se për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Sipas kreut të demokratëve lista e PD është garanci për të sjellë ndryshimin.

“Procesi më transparent i zhvilluar nga një parti politike ishte dje. Jam krenar që ne kemi mundur të sjellim një model që funksionon në demokracitë perëndimore. Për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Futurat e detajeve tona kane qenë gjithmonë në funksion të njerëzve.

Një gjë të jeni i sigurt, çdo anëtar i listës sonë është i përkushtuar për ndryshimin dhe do të jetë në funksionin të ndryshimit. Lista jonë është garancia dhe angazhimet tona do të bëhet realitet. Bashkë do të sjellim ndryshimin”, tha Basha. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME