Categories Politike

Rama sulmon Metën para ambasadorëve: Avazi i vjetër për mosdekretimin e ministrave

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama zhvilloi një takim me trupat diplomatikë të vendosur në vendin tonë.
Por e gjithë kryefjala e Ramës u kthye në një sulm ndaj Presidentit Meta për mosdekretimin e Gent Cakës si ministër i Jashtëm.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv.

Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re, por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të Jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt.

Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan.

Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE.

Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”- tha Rama.

Sipas tij balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për Gent Cakën para se ky i fundit të hapë gojën.

“Me vjen keq që një të riu nga Prishtina që ka aftësi të spikatura intelektuale, ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme, Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën.

E kanë sulmuar integritetin e tij se është shumë i ri sepse është shumë i ri se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME