Categories Politike

Rama takon Merkelin në Gjermani për negociatat: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet pozitive (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama takon kancelaren Angela Merkel në Gjermani për ta bindur për t’i thënë ‘PO’ hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në Tetor.

Paraditen e sotme kreu i ekzekutivit shqiptar i shoqëruar nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është pritur nga Merkel në kancelari. Rama ka shpërndarë pamjet e takimit, ndërsa shkruan ‘Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë‘.

Takimet ditën e sotme në Gjermani nisën me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Kryeministri e vlerësoi takimin si të hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.

Ditën e sotme kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën Günter Krichbaum deklaroi se është shumë optimist se vendimi për Maqedoninë Veriore në tetor për cështjen e negociatave do të jetë pozitiv, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se ende nuk është marrë një vendim në Bundestag, pasi janë duke u këshilluar.

E ndërsa sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, të vetmet vende skeptike që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mes të Tetorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME