Categories Lajme

Pizza fiton çmimin ‘igNobel’ si produkt që mbron konsumatorët nga sëmundjet kancerogjene. Kushti: Të prodhohet dhe konsumohet në Itali

Pizza, simboli i Italisë, ka fituar çmimin prestigjoz ‘igNobel’.

Ceremonia e zhvilluar ne Massachusetts, i ka akorduar produktit Italian mirënjohjen e shkencës.

Silvano Gallus, nga Instituti i Kërkimeve Farmakologjike ‘Mario Negri’ në Milano, mori çmimin për mbledhjen e provave që vërtetojnë se “konsumimi i pizzës i mbron njerëzit nga shumë sëmundje kancerogjene dhe jo vetëm”.  Por ka një kusht: vetëm nëse ajo prodhohet dhe konsumohet në Itali.

Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i pizzave është i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të traktit tretës dhe sulmeve në zemër.

Studimi i parë vërtetues u botua në vitin 2006 në ‘Revistën Evropiane të Parandalimit të Kancerit’ me titullin “Konsumi i picës dhe rreziku i kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatës” dhe më pas në një tjetër botim – “A mbron pizza nga kanceri?” –  në ‘Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit’, në vitin 2013.

Disa italianë llogariten midis fituesve vitet e fundit. Në vitin 2017 çmimi Ig Nobel për Psikologji, iu akordua një grupi kërkimor të Fondacionit Santa Lucia IRCCS dhe Universitetit Sapienza të Romës për një studim mbi binjakët homozigotë.

Një tjetër çmim ishte ai i vitit 2014, i akorduar në Ekonomi Instat-it Italian dhe tre studiues të Universitetit të Barit.

Në vitin 2013, çmimi i fizikës iu dha një studimi të nënshkruar nga Universitetet e Milano dhe Tor Vergata i cili demonstroi mundësinë që disa njerëz mund të ecnin mbi ujë vetëm në Hënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME