Categories Lajme

Braçe në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit: Ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, ka sakrifikuar për t’u përballur me të

Zv/ Kryeministri Erjon Braçe ishte ditën e sotme në Berat ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për 75-vjetorin e çlirimit të Beratit. Gjatë fjalës së tij Braçe vlerësoi kontributin e kësaj treve në Luftën Anti-Fashiste Nacionale Çlirimtare, duke e quajtur një nga përpjekjet më të lavdishme të popullit për liri dhe pavarësi.

Braçe tha se ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, por ka sakrifikuar për t’u përballur me të keqen.

“Qyteti i Beratit nuk u harrua kurrë, sot kujton një ditë të shënuar si ajo e çlirimit. Sot është një ditë e mirë jo vetëm për Beratin por për kështjellën në Berat. Jemi në qendër të një treve që ka luftuar për vendin. Historia e LANÇ e përmbledh të gjithë përpjekjet historike të banorëve të Skraparit, Beratit Kuçovës, Myzeqesë në përpjekjen për t’i dhënë vendit lirinë. E gjithë kjo trevë ka brenda saj ngjarja historike. LANÇ është një nga përpjekjet më të lavdishme të popullit për liri dhe pavarësi. Ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen por ka sakrifikuar për t’u përballur me të keqen. Pa më të voglin diskutim që sot nderi dhe respekti shkon për partizanët për ata 10 batalion që kryesoheshin nga Margarita Tutulani, komandantin Gjin Marku dhe çdo partizan të asaj brigade që çliroi Beratin‘, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME