Categories Lajme

Rama ua hoqi grekëve ‘Tiranë- Elbasan’, arbitrazhi dënon Shqipërinë 44 milionë $

Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit që ka publikuar dosja.al arbitrazhi ka gjetur fajtore qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.

Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës. Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një “telenovelë” shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI.

Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”.

Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord. Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një “gropë” të madhe për financat e qeverisë shqiptare.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me “Aktor” bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve.

REAGIMI I BEGOS: Bego deklaron se asgjë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij kompania “Inerte Ekspress” nuk ka qenë asnjeherë e kontraktuar nga ARRSH-ja për të përfunduar kontratën  e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai sqaron më tej se firma e tij është përzgjedhur nga Shoqëria “Aktor ” në që fillimin e kontratës për furnizim me inerte dhe beton. Kjo kontratë sipas Begos është firmosur në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.

“Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime. Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga pd (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:  Marre shkas se kemi qene  vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit. Nisur nga lajmet e publikuara se fundmi nga disa media mbi perfshitjen e shoqerise “Inerte Express” ne punimet e rruges Tirane-Elbasan sqarojme si vijon.

Shoqeria “Inerte Express” shpk eshte nje shoqeri private e krijuar konform legjislacionit dhe ushtron veprimtarine e saj ne fushen e ndertimit perfshire prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarise ne ndertim. Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime.

Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga pd (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.

Lidhur me kete ne jemi besimplote se nuk kemi kryer asnje shkelje ligjore per sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton sic cdo subjekt privat tjeter do te bente. Per me teper kompani aktor ka bashkepunuar me shume shoqeri shqiptare per pune te ndryshme gjate kohes se ndertimit te kesaj rruge, Ne si shoqeri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqesite majtas dhe djathtas ne aktivitetin tone te perditshem. Per shkak te luftes se pamoralshme politike ne nuk mund te jemi objekt sulmi me qellim perbaltje te kundershtarit dhe akuza krejtesisht te hamendesuara si dhe te hartuara ne menyre krejtesisht krimimanle.

Marre shkas se kemi qene  vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit. Ky reagim i Begos vjen, një ditë pasi Dosja.al zbuloi se qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare për punimet shtesë dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë “Aktor”.  Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan./Dosja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME