Categories Lajme

Shqiptarët i duan lekët ‘cash’, të fundit në Ballkan për numrin e llogarive bankare

Blerja me para në dorë  është një fenomen i zakonshëm në Shqipëri por me kosto për ekonominë.Sipas Bankës së Shqipërisë  96% e konsumatorëve realizojnë pagesa  me para cash.

Ky është një shqetësim i ngritur nga institucionet financiare në vend pasi nje veprim i tille ndikon në nivelin e ekonomisë informale.Edhe  pagesat e bizneseve me para në dorë mbeten të larta dhe llogariten  mbi 66 % të totalit.

Një situatë e tillë vjen si rezultat i një niveli të  ulët të kulturës financiare dhe numrit të ulët të personave madhorë që kanë një llogari ,mungesa e produkteve të ndryshme të pagesave të disponueshme në vend që mund t’i bënte këto instrumente tërheqëse por edhe si pasojë e një mundësie të kufizuar shërbimi apo   pranimi të pagesave elektronike.Në Shqipëri  vetëm 40% e popullsisë në moshë madhore që kanë një llogari transaksioni me një bankë.\

Në rajon dhe në Europë normat e  zotërimit të llogarisë janë mbi 70% të popullsisë në moshë madhore duke e renditur Shqipërinë me nivelin më të ulët  të llogarive  . Kjo varësi e lartë nga paraja fizike ka ndikime të konsiderueshme jo vetëm për përdoruesit por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.Rezulton se paraja fizike,instrumenti më i përdorur,  i kushton ekonomisë shqiptare rreth 1.7% e PBB.

Pagesat elektronike në Shqipëri janë rritur gjatë viteve të fundit,por ende nuk përdoren në masë. Ndërkohë  tashmë, për shkak të situatës së pandemisë, muajt e fundit kanë shënuar një ndryshim të shpejtë në sjellje që ka kontribuar në  një rritje të beftë të përdorimit të instrumenteve të tilla por përsëri mbeten larg objektivave. Tashmë banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë për të nxitur pagesat elektronike duke ndërhyrë  si fillim në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kulturës financiare   te qytetarët por edhe në  zgjerimin e pikave të aksesit./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME