Categories Lajme

Rama vizitë në Itali, kërkon njohjen e patentave shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë në Bari të Italisë, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Rama theksoi se gjysmë milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Ai tha më tej se në të gjithë territorin italian, janë 50 mijë sipërmarrje të krijuara nga shqiptarë, si dhe mijëra të rinj që studiojnë në universitetet përtej Adriatikut. Po ashtu, ai i kërkoi ministrit Luigi njohjen e patentave shqiptare, duke shtuar se ato kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane. “Miqtë tanë italianë kanë qenë krah nesh në momentet më të vështira duke forcuar më tej miqësinë mes nesh. Kanë kaluar 30 vite që kur shqiptarët morën anijet për të arritur në anën tjetër të detit dhe në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Bujaria juaj nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët.

Edi Rama u ndal edhe te ndihma e Italisë për vendin tonë në 26 nëntor të vitit 2019 kur u godit nga tërmeti shkatërrimtar. “Për Italinë, Shqipëria është thjesht ana tjetër e të njëjtit det. Për të thënë si u angazhua Luigi u bë avokati më i madh i popullit shqiptar në një moment shumë të errët, por jo vetëm në atë moment, gjatë gjithë udhëtimit të tij ka qenë një mik me “5 Yje” dhe unë uroj që të jemi në lartësinë e kësaj miqësie”.

Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj.
Janë gjysmë milioni shqiptarë që sot jo vetëm jetojnë, punojnë por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj.
E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME