Categories Politike

‘Ramaformë’/ Hahn i përgjigjet Metës

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në një intervistë për mediet austriake ka folur për cështjen e negociatave, shanset që ka Shqipëria, ndërsa ka komentuar edhe debatin për drejtësinë e re në Shqipëri.

Ai tha se është e padrejtë që të hedhësh akuza se është jashtë funksionit Gjykata Kushtetuese, pasi kjo sipas tij tregon se drejtësia e re ka dhënë rezultate duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte edhe Presidentit Meta, që ka akuzuar qeverinë për këtë gjë, që sipas tij drejtësia e re u kthye në ‘Ramaformë’.

Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull se nuk po punon Gjykata Kushtetuese është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi” tha ai.

Por sa shanse ka Shqipëria që të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave pas krizës politike që ka mbërthyer vendin? “Për Shqipërinë për fat të keq, problemet janë tani në plan të parë, të tilla si bojkoti i opozitës, qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, por edhe debati me Presidentin.

Ne kemi bërë një rekomandim, por vendet anëtare të BE-së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithshme politike” tha ai. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME