Categories Politike

Spiropali komenton njoftimin e Metës për tërmet

Pas deklaratës së presidentit, Ilir Meta, për një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.

Ministrja për Marrëdhniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka thumbuar kreun e shtetit duke i përmendur dekretet, të cilat kanë qenë të shpeshta nga ana e tij me shtyrje zgjedhjesh, caktim e ç’caktim datë zgjedhjesh, kthime ligjesh e propozime emërimesh.

Spiropali ka cituar një batutë nga reagimet në rrjet për deklaratën e presidentit, duke i kërkuar Metës të shtyjë me dekret tërmetin sepse ka lënë njerëzit pa gjumë.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, thotë ministrja në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me disa figura duke qeshur me lot.

Shqiptarja.com kontaktoi ekskluzivisht edhe me sizmiologun grek që citoi Meta, duke e cilësuar qesharake deklaratën e kreut të shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME