Categories Lajme

Raporti i OKB për klimën: Toka po ngrohet me shpejt seç parashikohej

Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashme është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani.

Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë. Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.

Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave. Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëvge të tjerë prë ktë gjë.
Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit.

Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin. Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME