Categories Lajme

Raporti italian, viti 2018/ Shqipëria portë kryesore e lëndëve narkotike

Foto ilustruese

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore të origjinës së trafiqeve ilegale në Itali edhe për gjatë vitit 2018. Konstatimi është bërë në raportin e publikuar së fundi mbi Sigurinë Kombëtare në Portet italiane gjatë vitit të kaluar.

Lëndët narkotike, armët dhe cigaret kontrabandë lëvizin përmes pikave doganore në porte, duke e konsideruar kthyer Shqipërinë në kanalin kryesor të trafiqeve të paligjshme.

Raporti vëren shtim të kontrabandës së cigareve në portet italiane. Sekuestrimet e cigareve kontrabandë përgjatë 2018 kanë vërtetuar se nga ky fenomen janë prekur më shumë portet italiane me dalje në detin Adriatik. Cigaret kontrabandë janë kapur me ngarkesa të ardhura kryesisht nga Shqipëria e Greqia.

Në total autoritetet doganore e policia kufitare në portet italiane kanë sekuestruar rreth 101.175,913 kg lëndë narkotike të tipit  hashash, marijuanë, kokainë e heroinë.

Trafiku i kokainës konfirmohet si monopol i mafias kalabreze Ndrangheta, aktivitet të cilin e kryen në bashkëpunim me grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe grupet kriminale shqiptare. Viti 2018 ka vërtetuar një fluks rritje të trafikut të heroinës nga Shqipëria përmes portit të Barit, duke u konfirmuar si një nga kanalet kryesore të trafikut nga Turqia. Heroina trafikohet kryesisht në portet e Barit, Triestes e Brindizit.

Heroina e prodhuar në Afghanistan, Pakistan, Iran hynë në Itali përmes Shqipërisë e Turqisë. Sipas portit të Sigurisë së porteve gjatë viteve të fundit është rritur trafikimi i marijuanës e viti 2017 është mbyllur me sekuestrimin e 78 tonë marijuanë.

Kufiri i jashtëm me Shqipërinë e kufiri i brendshëm me Greqinë konfirmohet si rrugët kryesore të trafikut të marijuanës në Itali. Portet kryesore të trafikut ilegal të marijiuanës janë Bari, Genova e Civitavechia.

Raporti i 2018, vlerëson se Italia mbetet një nga vendet kryesore të destiancionit të armëve ilegale të ardhura nga vendet e ish Jugosllavisë e Shqipërisë. Ky aktivitet kryhet për llogari të grupeve kriminale shqiptare që zotërojnë dhe sasi të konsiderueshme armësh tip kallashnikov AK-47  për t’i tregtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME