Categories Lajme

Raporti/ Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave luksoze

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë makina më të mira, më të reja dhe më të shtrenjta.

Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor ka nxjerrë në pah, se shpenzimet për të blerë makina janë rritur. Rreth 44,5 miliardë lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, në 7 muajt e parë të vitit 2023.

Kjo shifër është 31% më shumë krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të karahasojmë me të njëntën periudhë të vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se janë blerë 42,238 mjete dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.

Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, shohim se vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018.

Për ekspertët këto të dhëna tregojnë se shqiptarët jo vetëm po “motorizohen fuqishëm” por edhe po blejnë mjete më të mira më miqësore me ambientin dhe më të sigurta. Njëkohësisht kjo tregon dhe rritjen e forcës blerëse dhe ekonomike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME