Categories Lajme

Rastet me COVID-19 në Fier, nis dezinfektim masiv, mes të prekurve dhe një biznesmen

9 rastet e fundit ne Fier me COVID-19, konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë që të shtohen dezinfektimet në terren. Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijojë për plot 15 ditë. Mësohet se një ditë më parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qëndrueshëm. Ndërkohë pjesë e rasteve pozitivë ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 në Kadastër dhe zyrat Adisa. Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigjja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitivë janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME