Categories Lajme

Reagimi i Shpëtim Zinxhiria: “I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç…”

Gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria në një reagim në rrjetet sociale ka denoncuar një tjetër vetvrasje të një shtetasi shqiptar të ndodhur në një burg grek.

Ai shkruan se nuk ka asnjë hetim për këtë rast dhe sipas tij edhe mediat greke e mbulojnë këtë vrasje në spitalin e burgut.

Gazetari shkruan se lajmin e vdekjes së shtetasit shqiptar të quajtur, Gëzim Shekaj e ka mësuar përmes një portali shqiptar i cili shkruan se personi në fjalë ka varur veten në burgun grek.

“I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi,” – shkruan Zinxhiria.

Ai përmend edhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë duke e quajtur si një institucion që është kthyer kundër interesave të shtetasve të saj, kur bëhet fjalë për të tilla vrasje.

Statusi i plotë:

Edhe një shqiptar gjendet e vetëvarur në burgun grek…Shkon ne 185 numri i vdekjeve apo i vrasjeve…Asnjë hetim nga shteti shqiptar.

Nga një portal mësohet se një shqiptar tjetër është vetëvarur në burgun grek. Mediat greke mbulojne edhe kete vrasje në spitalin e burgut. Por kjo ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar është vetëvarur në qelinë e burgut të psikiatris në Koridalo të Athinës.
Portali bën të ditur se Gëzim Shekaj vari veten. Por…

I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi.

Në tre muajt e fundit, Gëzimi është i katërti shqiptar që humb jetën në burgjet greke. Alarmant është fakti se lidhur me këtë rast nuk kanë shkruar as mediat greke, ndërsa sipas shqiptarit, policia po tenton të fshehë ngjarjen.

Këto ngjarrje ndodhin në një kohë kur në Ambasada jonë në Greqi është kthyer kundër interesave te shtetasve te saj, kur behet fjalë për të tilla vrasje.

Por parallel me hetimet e shtetit shqiptar ndaj kesaj vdekje duhet te hetohet njëkohësisht edhe indiferentizmi dhe sjellja e kësaj amabsade ndaj familjeve të viktimave dhe gazetareve shqiptar. Kemi 4 vetvrasje ne burgjet greke dhe 9 vrasje te ndryshme…per kete vit numri i viktimave shqiptar shkon ne 13-te./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, plagoset pacientja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, në Gjirokastër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ U gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Romario Brunga ishte martuar 7 muaj më parë, pista kryesore që po heton policia

Romario Brunga është 25-vjeçari, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, ditën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arsyeja mister/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari! Pistoletën e kishte mbështjellë me çorape

Policia ka vendosur në pranga një 33-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 7 Shkurt 2025

Dashi Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi me automjet këmbësorin dhe mjetin bujqësor, kapet 44-vjeçari

44-vjeçari me iniciale F.P. është vënë në pranga në një lidhje me një aksident të…

LEXO ME SHUME