Categories Lajme

Reagon administratori i ‘Gega Oil’: Jam me pushime në Greqi, lajmin e mësova nga mediat

Paulin Gega, administrator i “Gega Oil” është shprehur se nuk është larguar jashtë vendit me qëllim arratisjen, por se është me pushime.

“Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht.
Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjeve ligjore.
Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012!
Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht.
Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’.
Gjithashtu ju komunikojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë.
Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë”,
 shkruan Gega.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME