Categories Lajme

Legalizuan me dokumenta false truallin në zonë e plazhit/ Ndalohet ekonomisti i Kadastrës, në kërkim zv. drejtori dhe specialisti

Zbulohet skema abuzive e legalizimeve në Durrës, ku të implikuar janë disa zyrtarë. Policia bënë me dije se është ndaluar R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe janë shpallur në kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti F.R., 28 vjeç,

Report Tv mëson se zv. drejtori i shpallur në kërkim është Arben Isaku,  ish drejtori i ALUIZNIT në Durrës, aktualisht sekretari organizativ i PS në këtë qytet.

Arben Isaku

Skema e tyre është zbuluar pas një hetimi disa -mujor ku është pikasur rasti i shkeljes nga tre personat në fjalë. Ata kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe personat të cilët janë pajisur me lejen e legalizimit pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME