Categories Lajme

Reagon e mbijetuara e aksidentit te parashutisve

Të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy parashutistëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit në fshatin Korishë të Prizrenit. Si pasojë e këtij aksidenti, ka vdekur Fatos Gërxhaliu nga Vushtrria. Pas këtij rasti ka reaguar edhe Jona Gegaj, e cila ka mbetur e lënduar nga ky aksident. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me dhimbje e ka marrë lajmin se Fatosi e ka humbur jetën.“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu. Me dhimbje te thellë mora lajmin qe  Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. Bashkënjdej dhimbjen me kolegë e familjarë.”, ka shkruar ajo.

Për rastin ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Myzaqi. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gërxhaliu, derisa ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë. “E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve.  Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes”, ka shkruar Myzaqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME