Categories Lajme

Reagon Edmond Tupja pas procedimit penal: Se dija që isha kaq i rrezikshëm

Profesori i njohur, Edmond Tupja ka reaguar pas vendimit të Policisë së Shtetit për ta shpallur atë si person që do të procedohet penalisht, për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme.
Tupe pohon se ka qenë në protestë sëbashku me Robert Aliajn dhe qindra të tjerë. Por ai nuk është organizator i kësaj proteste. Edmond Tupja thekson se me këtë vendim policia po kërkon ta bëjë hero me zor, por ai sqaron se nuk vuan për protagonizëm.

Ai ironizon me këtë vendim, teksa e paralelizon me Kontin e Monte Kristos, por në këtë rast Tupja thote se do quhej si Konti i Monte Brrakës, për shkak se banon në zonën e Brrakës në Tiranë.

Edmond Tupja thekson se do jetë pjesë e protestave të ardhshme dhe se do të jetë në mbështetje të kauzës së studentëve.

Profesor Tupja si e keni pritur lajmin se jeni shpallur nga Policia si person që do procedoheni penalisht për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm?
Unë e kam mësuar nga mediat këtë lajm shumë qesharak. Unë nuk jam student dhe studentët më këtë lëvizje nuk pranuan që të drejtohen nga njerëz që nuk janë studentë. Unë jam mbështetës i kësaj lëvizje, por nuk e kam organizuar unë, nuk kam marrë pjesë në organizimin e saj.

Ndërsa përsa i përket bllokimit të rrugëve, mbrëmë unë isha tek masa studentore, që ishte përballë Ministrisë së Arsimit dhe kur ata morën rrugën drejt “Zogut të Zi”, ishim goxha veta atje, nuk ishte vetëm Edmond Tupja dhe Robert Aliaj dhe të tjerë që sapo janë proceduar penalisht. Aty ishin me qindra studentë dhe nuk ishim ne organizatorët.

Kështu që e çuditshme, madje është qesharake se si rroftë sebepi që të sulmojnë ata që përkrahin studentët, por duan të ç’kurajojnë mbështetësit e kësaj mase studentore, kësaj dallge të fuqishme të papërballueshme në veprimet e saj.

Kjo është diçka shumë qesharake për mua. Madje më duket sikur duan të më bëjnë hero me zorë. Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruaj historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhe do shkruajë për Kontin i Monte Brrakës se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye, thjesht se vjen me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoccetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vinë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës.

E kishit menduar që në këtë moshe ishit kaq i rrezikshëm dhe që do shpalleshit person në kërkim?
Jo, jo, jo(Qesh). Se dija që isha kaq i rrezikshëm. Mund të isha person non-grata dhe të më largonin nga vendi, të më çonin në Francë, Kanda, Zvicër, Belgjikë ku flitet frëngjisht. Por që isha kaq i rrezikshëm, nuk e kisha menduar. Por duan të më bëjnë hero të lavdishëm, puna e tyre.

Do t’i mbështesni sërish studentët në protesta?
Do jem i pranishëm patjetër.

Nuk ju dekurajon procedimi penal?
Do shkoj në protesta do jem konsekuent me veprimet e mia. Kam një merak, dua të falënderoj të gjithë ata që më marrin në telefon për të më mbështetur dhe për t’u solidarizuar. Kush solidarizohet më mua, apo me Robert Aliajn, ai është solidarizuar me studentët.

Jeni kontaktuar nga forcat e rendit?
Policët më kanë parë kur kam qenë tek Ministia e Arsimit, më kanë folur, më kanë buzëqeshur. Por kjo vjen nga lart, nga mendja e shfazuar që ju fola./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qendra “Vizioni i Gjelber”, në kuadër të Ditës Ndërkombetare të Egjiptianëve të Ballkanit, realizoi një takim të hapur

Qendra “Vizioni I Gjelber” , ne kuader te Dites Nderkombetare te Egjiptianeve te Ballkanit, realizoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME