Categories Sport

Real Madrid i soset durimi për Kylian Mbappe, i vendos afat PSG-së për blerjen e yllit francez

Kylian Mbappe është i destinuar për t’u transferuar te Real Madrid teksa për t’u bindur ngelet vetëm PSG-ja, që për hir të së vërtetës, po ja bën gjithnjë e më të vështirë situatën madrilenëve.

Pasi refuzoi ofertën e parë prej 160 milionë eurosh, parisienët ndodhen përballë një oferte 170 milionë + 10 bonuse, por klubi francez sërish nuk është i kënaqur.

Real Madridit po i sos durimi pasi një ofertë e tillë në kohë krizazh është jashtë normales dhe për këtë madrilenët nuk e kuptojnë se pse PSG-ja po e vonon tratativën.

Sipas gazetës spanjolle ‘’MARCA’’, Real i ka vendosur ultimatum PSG-së që të pranojë ofertën deri ditën e nesërme, përndryshe madrilenët do të tërhiqen dhe do të nënshkruajnë në janar me futbollistin.

Kontratat e Mbappe përfundon vitin tjetër, dhe kështu PSG-ja do të humbiste një mal me para pasi Real do ta transferonte falas yllin francez. Mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë deri në fund, pasi kanë ngelur dhe 3 ditë nga fundi i merkatos së verës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME