Categories Lajme

Reanimacioni i ri i spitalit të Vlorës/ Shembëlltyrë e përpjekjes transformuese

Reanimacioni i ri i spitalit të Vlorës, një investim i qeverisë me vlerë 56 milionë lekë, ka të gjitha standardet europiane për t’i shërbyer pacientëve. Ndërsa solli pamje të reanimacionit para dhe pas investimit, Kryeministri Edi Rama tha se “reanimacioni i ri i spitalit të Vlorës është shembëlltyrë e përpjekjes sonë transformuese në shëndetësi dhe pjesë e shtuar e frontit për përballimin e epidemisë COVID”.

“Mirëmëngjes dhe me Reanimacionin e ri të spitalit të Vlorës, shembëlltyrë e përpjekjes sonë transformuese në shëndetësi dhe pjesë e shtuar e frontit për përballimin e epidemisë COVID, një sfidë e madhe që do ta përballojmë së bashku me ekipet mjekësore e me shqiptarët e ndershëm, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sipas mjekëve të këtij spitali, “për qytetarët e Vlorës tani do të afrohet një shërbim më i mirë dhe nuk ka nevojë të shkojnë në spitalet universitare apo ato private”. Në sajë të këtij investimi transformues, spitali i Vlorës ka sot një reanimacion të kompletuar me pajisje të teknologjisë së lartë, me 14 shtretër, repsiratorë, 80 monitorë, aspiratorë, shiringa elektrike etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME