Categories Lifestyle

Reçeli i Konkave të Pishës, Ëmbëlsia Kuruese për Shëndetin

Reçeli i pishës është special, i njëtrajtshëm, tejet aromatik dhe i shijshëm. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes. Reçeli i pishës konsiderohet si një ëmbëlsirë delikate dhe e veçantë. Rrjedhimisht kushton shtrenjtë sidomos në Europë dhe shitet vetëm në zona turistike ekskluzive. Por ky informacion nuk duhet t’ju ndalojë që ta përgatisni atë në shtëpi. Reçeli me aftësi kuruese përdoret dhe rekomandohet kundër kollës. Konet e pishës duhen kontrolluar nëse janë të përshtatshme për t’u gatuar. Për ta bërë këtë, shpojini lehtë me majën e thikës. Konet e gjelbra me përmasa nga një deri në 5 centimetra janë të përshtatshme për reçel në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit e nevojshëm: 1 kg kone pishe të njoma 1 litër ujë 1 kg sheqer

Udhëzimet Për përgatitjen e reçelit është e domosdoshme që të mblidhni konet e buta e të gjelbra të një peme të shëndetshme. Ato duhen pastruar nga halat me kujdes. Më pas duhen larë me ujë të bollshëm dhe duhen mbuluar me ujë në një enë të madhe. Lërini të qëndrojnë në ujë për gjatë gjithë natës. Të nesërmen, përzierjen me gjysmën e koneve bashkojeni me sheqerin dhe vendoseni në një tenxhere. Lërini të ziejnë së bashku. Pasi të jetë formuar shurupi i sheqerit, shtoni të gjitha konet e pishës. Gjatë zierjes, konet do të ndryshojnë ngjyrë menjëherë. Uleni temperaturën dhe lëreni zierjen të vazhdojë për një orë e gjysëm.

Nëse gjatë kësaj kohe, vëreni formimin e shkumës, uleni zjarrin në nivel minimal. Reçeli është bërë kur konet të jenë të buta dhe të përtypshme. Reçeli i duhur do të ketë një nuancë mes të kuqes dhe kafes. Pas zierjes, lëngu duhet lejuar të ftohet dhe më pas të hidhet në kavanozë. Ruajini ato në një vend të errët dhe të freskët./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME