Categories Lifestyle

Receta çudibërëse! Arrat e pabëra dhe mjalti kurojnë çdo sëmundje që keni

Arrat e pabëra jeshile me mjaltë, janë një kurë fantastike për shëndetin tonë. Kjo është një recetë shumë e vjetër. Ajo lehtëson dhimbjen e fytit dhe shërimin e bajameve.

Përbërësit: -1 kg mjaltë -40 arra të pabëra jeshile

Përgatitja: Fillimisht zgjidhni arra me një gjatësi prej rreth 1-1,5 cm. Është akoma më mirë nëse gjeni një pemë që rritet në mjedis të pastër, ku ajri, uji dhe toka nuk ndoten. Lajini dhe më pas thajini arrat. Vendosini ato në një kavanoz dhe hidhini mjaltin. Mbyllni mirë kavanozin dhe lëreni në një vend me diell. Një herë në javë rrotullojeni kavanozin me kokë poshtë që të përzihet më mirë. Pas 40 ditësh, mjalti ka marrë ngjyrë të errët. Nxirreni lëngun nga kavanozi dhe konsumoni çdo mëngjes nga një lugë. Arrat e zhytura në mjaltë lëshojnë një sasi të madhe të jodit, i cili thithet lehtë në trup.

Arrat e reja jeshile përmbajnë shumë vitaminë C dhe një pasuri të plotë vitaminash dhe është e mirë për pacientët që vuajnë nga anemia dhe për fëmijët me sëmundje të ndryshme. Ky shurup gjithashtu ka një efekt pozitiv në pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut. Kuron problemet e gjëndrës tiroide, sëmundjeve të fytit dhe traktit respirator sidomos në bronkit. Është e shkëlqyer për rritjen e imunitetit, për ankesat klimaterike, mbipesha, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, në vendosjen e ekuilibrit fizik dhe mendor,ju jep energji, ju ndihmon në rivendosjen e qelizave dhe neutralizon veprimin e toksinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME