Categories Lajme

Gjermani: Me qen kundër koronës

Nga DW- Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuar me virusin korona. Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë  të eksperiment i takojnë shkollës së  qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit. Sipas njoftimeve të Bundeswehrit në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë  nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohet edhe projekti për koronën. Studiuesit kanë  arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80 përqind, dhe projekti duket se do të jetë i sukseshëm. Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë. Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar. Gjithësesi viruset e kë tyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të  përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e virusëve aktivë të koronës që gjenet në pështymën njerëzore? “Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive,” shpjegon Paula Jendrny. Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë  dhe Britaninë  e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2. Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të  cilat po tregojnë rezultate inkurajuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME