Categories Lajme

Shoqja e gjimnazit flet për takimin e fundit: Blerta e Anisa Josifi plot ambicie për jetën

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” ajo tregon për takimin e fundit me dy motrat, 6 vite më parë, në qytetin e tyre të lindjes në Përmet, gjatë të cilës ajo kanë qenë të qeta dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem. Etleva Kreci, shoqja e Blerta Josifit, e cila ka ndarë 8 vite shkollë me të, bashkë me vitet e gjimnazit, tregon se ajo ka qenë një vajzë plot ëndrra, ambicie për jetën dhe e mbushur me energji pozitive. “Takimi im i fundit ka qenë 6 vite para në Përmet, kemi pirë një kafe me të dy motrat, më tregoi se ishte sistemuar se ishte inxhiniere në një kompani celulare, Anisa kishte përfunduar studimet, ishin me energji shumë pozitive”- tregon Kreci.

Shoqja e Blertës, ndalet edhe në tragjedinë që u ndodhi atyre si familje, kur iu vetëvra babai. “Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qenë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit.

Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat”– tha ajo, duke shtuar se “Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi. Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë”-shton më tej Kreci. Pyetur nëse në atë takim kanë folur për besimin, shoqja e gjimnazit thotë se besimi nuk ka qene fare çështje bisede mes tyre.“Nuk vura re asgjë fare, asnjë shqetësim, besimi nuk ka qenë temë e jona e bisedave, më tepër folëm për faktin që ishin integruar në Tiranë, si ishin sistemuar”– sqaron Kreci./ BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME