Categories Lajme

Doli për të marrë ajër, gruaja me karrocë me rrota bie nga ballkoni, ndërron jetë në spital

Një 62 vjeçare me aftësi të kufizuara nga qyteti i Kuçovës, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në banesën e saj. Bëhet me dije se gruaja, e cila prej vitesh qendronte ma karrocë me rrota, është nxjerrë nga familjarët pë rtë marrë ajër të pastër në ballkonin e banesës private në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës. Por e vetme në ballkon dhe në përpjekje për të rrotulluar karrocën, ajo ka rënë poshtë nga një lartësi 1-metër.

Pas kësaj, familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por gruaja nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në kokë gjatë përplasjes. Mjekët e spitalit të Beratit kanë konfirmuar se, 62-vjeçarja kishte marrë goditje të forta në kokë dhe kishte pësuar edhe një çarje të thellë në pjesën e pasme të kokës, çarje e shkaktuar nga hekurat e karrocës me rrota, që e kishte zënë poshtë gruan gjatë rrëzimit.

Viktima u dërgua në Morgun e Spitalit të Beratit, ku edhe iu nënshtrua autopsisë mjeko-ligjore. Në banesën e viktimës 62-vjeçe Beruze Bejdo, kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët zbardhën edhe dinamikën e ngjarjes tragjike, që rezultoi të ishte aksidentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME