Categories Lajme

Receta e pogaçeve!

Me përgatitjen e këtyre pogaçeve, mund të shtoni pak djathë të grimcuar, mish të tymosur dhe do lëpini gishtat.

Përbërësit:

  • 200 ml qumësht të nxehtë,
  • 150 ml ujë të vakët,
  • 1 qese maja (tharm),
  • 1 lugë çaji sheqer,
  • 150 gr. kos i trashë,
  • 1 vezë,
  • 2 lugë çaji kripë,
  • 600 gr. miell,
  • Vaj për tiganisje,
  • Shtoni djath, mish të thatë, kashkavall, kajmak (krem kosi).

Përgatitja (rreth 1 orë):

Në një enë përzieni qumështin, ujin, sheqerin dhe tharmin dhe lëreni për rreth 5 minuta. Shtoni kosin, vezën dhe miellin të përzier me sasinë e kripës. Ngjeshni mirë brumin e fituar për afro 7-8 minuta deri sa të përfitoni një brumë të butë e të lëmuar, paksa ngjitëse në duar. Masën e fituar mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni që të rritet (deri sa të vie brumi). Pasi të ketë ardhur brumi, hidhni në sipërfaqe pak miell, përzieni dhe ndajeni në 8 toptha. Në një tigan hidhni pak vaj për tiganisje. Secilin topth rrokulliseni deri sa të fitoni masë 0.5 cm dhe piqeni në vaj për pak minuta në të dyja anët, deri sa të marrë ngjyrë të artë. Me përgatitjen e këtyre pogaçeve të vogla, shërbeni edhe pak djath të imtësuar, mish të thatë, kashkavall apo kajmak (salcë ose krem kosi).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME