Categories Kuzhina

Recetë: Cheesecake me biskota dhe çokollatë

Po mendoni të gatuani një ëmbëlsirë, kjo është zgjidhja e duhur.

Përbërësit:

300 gramë biskota me çokollatë

80 gramë gjalpë i shkrirë

10 gramë xhelatinë

250 krem djathi

250 gramë maskarpone

100 gramë sheqer pluhur

1 pako vanilje

300 gramë pana

100 gramë çokollatë

100 gramë pana për ëmbëlsira

Përgatitja

Në një enë të madhe shtoni biskotat e grira dhe gjalpin e shkrirë. Përzieni mirë. Vendosni në një  enë të rrumbullakët specifike për cheescake. Futeni në frigorifer për 30 minuta. Ndërsa, në një enë tjetër hidhni xhelatinë në ujë të ftohtë. Më pas shkrijeni në 50 ml pana të nxehtë.

Në një enë tjetër hidhni maskarponen dhe kremin e djathit, përzieni me rrahëse elektrike. Shtoni sheqer pluhurin, vaniljen, panën për ëmbëlsirë, 100 gramë biskota dhe xhealtinën e shkrirë. Këtë mbushje e vendosni në enë për torte dhe futeni prapë në frigorifer. Më pas shkrijeni çokollatën dhe pana për ëmbëlsirë dhe hidhni mbi tortë. E fusni përsëri në frigorifer dhe është e gatshme të hahet pas 2 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME