Categories Kuzhina

Recetë për një mëngjes të shijshëm: Vezë të skuqura me domate

Një recetë që mund të përgatitet për mëngjeset, por dhe si vakt darke gjatë ditëve të ngarkuara të javës.

Përbërësit:

4 feta bukë
4 vezë
600 gr spec jeshil (të ëmbël, dhe të kuq)
2 feta pançetë
20 gr gjalpë
20 ml vaj ulliri
20 gr salcë domatesh
kripë (e imët)

Mënyra e përgatitjes:

Lajini specat, ndajini në gjysmë, hiqjuani farat dhe ndaji në pjesë. Hidhni vajin në një tigan, gatuajini specat për 10 minuta duke i përzierë herë pas here.

Shtoni salcën e domateve, kripën dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta. Ndizeni furrën në 180°C. Lyejini fetat e bukës me gjysmën e gjalpit, sistemojini bashkë me pancetën e prerë në mes në tavë dhe piqini për disa minuta. Në një tigan të madh, shkrijeni gjalpin, thyejini vezët njëra pas tjetrës dhe gatuajini për 2 minuta derisa e bardha të ngurtësohet. Nxirrini bukët nga furra, vini tek secila nga një vezë dhe kriposini lehtë. Kompletojini me copat e pancetave dhe një lugë speca me domate./gazetametro.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME