Kjo sigurish që është një nga ato receta të shpejta dhe të lehta, dhe nuk kanë shumë yndyrë.
Përbërësit e nevojshëm:
Për qoftet:
500 gram mish të grirë
1 qepë
4 thelbinjë hudhër të re
tulin e bukës
pak qumësht
2 vezë
gjysmë luge pluhur pjekje
vaj
krip dhe piper të zi
Për salcën:
200 ml jogurt
2 tube majdanoz
Pak borzilok
një thelbin të vogël hudhër
një lugë vaj ulliri
krip dhe pipër
Mënyra e përgatitje:
Në mishin e grirë shtoni vezët, qepën dhe hudhrën e grirë imët, gjysmë lugë çaji pluhurin për pjekje, tulin e bukës fillimisht zhyteni në qumësht dhe më pas kullojeni dhe shtoni në mish. Mishit i shtoni krip dhe piper sipas shijes dhe bëjeni topa. Bëjeni secilën me miell dhe skuqni në vaj.
Prisni imët qepën, majdanozin dhe borzilokun. Në një enë më të thellë, përzieni mirë vajin e ullirit dhe kosin, pastaj shtoni borzilokun, qepën dhe majdanozin. Shtoni krip dhe piper sipas shijes dhe në një pjatë vendoseni salcën dhe sipër saj topat e mishit dhe pjata është e gatshme për tu shërbyer.