Categories Lajme

Mesazhi në shishe i cili shpëtoi familjen që kishin ngecur në ujëvarë

Një familje prej tre personash që  ngecën në një ujëvarë shpëtuan pasi gjetën një mesazh ndihmës në një shishe poshtë një lumi. Curtis Whitson, gruaja e tij dhe djali i tij 13-vjeçar ishin në një udhëtim në Kaliforninë qendrore .Plani i tyre ishte të ndiqnin lumin Arroyo Seco përmes një kanioni, derisa të arrinin tek ujëvara.Në ujëvarë, ata do të binin poshtë një litari dhe do të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt një kampi.

Por në ditën e tre të shëtitjes, familja u gjend e bllokuar në një pjesë të ngushtë të kanionit, ku muret ishin të larta 12metra nga të dyja anët.Litari që ata kishin nuk mund ti ndihmonte ata asgjë që të ngjiteshin poshtë apo lart.Për t’i bërë gjërat më keq, ujëvara rridhte shumë shpejt dhe kështu vetëm sa vinte e bëhej më vështirë.

Whitson duke  e parë se ishin në gjendje rreziku bëri një plan. Ai shkroi një shënim në një letër të cilin e kishte me vete gruaja e tij. Në të ai shkroi: Ne jemi të bllokuar këtu tek ujëvara. Kemi nevojë për ndihmë, ju lutem lexoni shënimin. Whitson e vuri letrën në një shishe me ujë të gjelbër pastaj e hodhi shishen në ujë. Me një hedhje fatlume, shishja shkoi mbi ujëvarën.Shënimi u gjet rreth 0.4 km poshtë lumit nga dy alpinistë, të cilët ngritën alarmin.Ekuipazhi i shpëtimit gjeti Whitson, djalin e tij Curtis dhe zonjën Ramirez rreth mesnatës,vetëm disa orë pasi alpinistët gjetën mesazhin e tyre.

Familja e cila shpëtoi nga ky përjetim ende nuk po mund të besonte se ajo me të vërtetë funksionoi dhe ata u gjetën më pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME