Filloni ditën tuaj me një pije plot me vitamina dhe minerale falë këtij smoothie.
Përbërësit e nevojshëm:
2 grusht baby spinaq
1 lugë çaji xhenxhefil të grirë (mund të përdorni edhe të freskët nëse keni një të tillë)
4 dardha
2 lugë mjaltë
400 ml ujë
Mënyra e përgatitjes:
Vendosni gjithçka në një blender dhe përzieni mirë.
Nëse dëshironi që kjo pije të zëvendësojë vaktin tuaj të mëngjesit, mund të shtoni një grusht bajame për energji dhe proteina.