Categories Politike

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedonas, Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë modelin e reformës shqiptare në drejtësi, në vendin e vet, apo ata që e përshkruajnë atë si një histori suksesi. Lidhur me këto pyetje që po gëlojnë ditët e fundit në publik që pas pohimeve të forta të shefit qeverisë maqedone, ka bërë një vëzhgim interesant edhe nr. 2 i LSI-së, Petrit Vasili.

Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut në një intervistë pak dite me pare tha:

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën,
BE nuk dha mundësi të nisja procesin.

Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

“Shqipëria tani nuk ka kapacitete si t’i mbushë vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet.” perfundon Zaev.

Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume “entuziazem”ka deklaruar pak kohe me pare per Euronews se:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Po perse “perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afer me Shqiperine edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??

Cfare eshte Shqiperia per BE vend eksperimentesh ??

Po pse genjejne kaq hapur”?? ka pyetur ai? Në fakt pas deklaratave të fundit të Zaev dhe pohimit të tij se Brukseli nukne sheh reformën shqiptare si një model të eksportueshëm, dyshimet janë rritur shumë. A mos vallë në Shqipëri po vijohet me një eksperiment që të gjithë e kanë pranuar si të dështuar?/Lapsi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME