Categories Politike

Reforma Zgjedhore/ Opozita parlamentare: Të ndryshohet sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura

Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e radhës.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri ka siguruar dokumentin ku dy deputetët e opozitës së re Myslim Murrizi dhe Halit Valteri i kërkojnë zyrtarisht Kuvendit ndryshime në Kodin Zgjedhor, që përfshin edhe ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura.

“Kjo nismë ka për qëllim të përmirësojë zbatimin e rekomandimeve në fushat e përcaktuara në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për objektin e veprimtarisë së Komisionit te Posaçëm të Komisionit te Reformës Zgjedhore bazuar në disa problematika të vërejtura nga praktika zgjedhore lidhur me disa përkufizime dhe  koncepte mbi: votimin me lista të hapura, modelin proporcional kombëtar të sistemit zgjedhor, llogaritjen dhe ndarjen e mandateve, pragun elektoral”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga Muslim Murrizi dhe Halit Valteri.

Në këtë mbledhje do të  shqyrtohet edhe drafti i tretë i përgatitur nga ekspertët e Reformës Zgjedhore, por opozita parlamentare nuk është dakord, ku Murrizi theksoi se nuk është në dijeni se si është hartuar teksa ngriti dyshime që është përgatitur vetëm nga ekspertët e mazhorancës. Në një prononcim për mediat, deputeti i opozitës tha se të gjithë kërkojnë një sistem zgjedhor me lista të hapura, përveç Ramës dhe Bashës.

“Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre”, tha Murrizi.

Mbledhja e kaluar e Reformës në Drejtësi u anulua për shkak të mos plotësimit të kuorumit. Bashkryetari, Damian Gjiknuri tha se ndonëse opozita parlamentare ka vënë theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, deri më tani nuk ka ende asnjë propozim konkret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME