Categories Lajme

Reformimi i procesit të zgjerimit të BE-së, DW:Vetëm Maqedonia i mori seriozisht rekomandimet

Komentatorët e mediave kryesore opinionformuese janë të mendimit se Bashkimi Evropian me këtë shtyrje te re po e humb përfundimisht besueshmërinë e tij në Ballkan.

Keno Versek, në Spiegel Online (21.10.19),në analizën me titull ” Keine EU-Beitrittsgespräche für Albanien und Nordmazedonien: Demütigung aus Brüssel (Jo bisedime anëtarësimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Shkurajim  nga Brukseli), konstaton  se me këtë “shkelje fjale”, BE-ja i hoqi vetes mundësinë që të ndërhyjë në mënyrë paqësuese dhe nxitëse në Ballkanin Perëndimor. Ai paralajmëron se tani mund të kthehen në normale shkeljet e disa premtimeve të tjera, të cilat deri tani kanë qenë tabu:

– Rifillimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën ombrellën e BE-së, mesa duket është hequr përfundimisht nga tryeza. Ai mund të bëhej nën ndikimin e dy të ngarkuarave të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Palmer dhe Grenell. Më e mundshme është që lufta diplomatike mes dy vendeve të intensifikohet.

– Skenari i “Shqipërisë së Madhe” – bashkimi afatgjatë i Shqipërisë dhe Kosovës – mund të zinte vend si një perspektivë reale afatgjatë politike.

– Në Bosnjë-Hercegovinë, përfaqësuesit politikë të kroatëve dhe sidomos të serbëve përreth Milorad Dodikut do ta vënë edhe më tej në dyshim shtetin bosnjak sikurse tani, dhe do të punojnë për të realizuar skenarë separatistë.

– Vendimi është një goditje e fortë për aktorët e shoqërisë civile të rajonit dhe një sinjal që i inkurajon sundimtarët e tipit të presidentit të Malit të Zi, MIlo Gjukanoviç, që të vijojnë edhe më intensivisht me korrupsionin dhe nepotizmin.

Kinse reforma për kinse anëtarësim

Në një editorial të publikuar në numrin e së mërkurës  (23.10.2019) të Frankfurter Allgemeine Zeitung me titull “Balkan ade!” (Lamtumirë, Ballkan!), korrespondenti i kësaj gazete në Ballkan, Michael Martens, e thotë hapur se premtimi për anëtarësim po bëhet gjithë e më i pabesueshëm dhe kërkon një debat të hapur për perspektivën evropiane të premtuar në vitin 2003, në samitin e Stambollit, sepse sipas sondazheve as shumica e popullsisë së BE-së nuk dëshiron zgjerimin. Dhe mungesa e seriozitetit duket se është nga të dyja palët:

“Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, ku së fundmi vërtet që u pa një zell i madh për reforma, për të tjerët vlen të thuhet. Qeveritë e vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen bëjnë sikur bëjnë reforma, dhe vendet e BE-së bëjnë sikur janë me të vërtetë të interesuar për një anëtarësim. Të dy nuk e kanë seriozisht.”

Më tej shtron analisti pyetjen se si do të vazhdojë më tej në këtë ardhmen.

“Ky manipulim i ndërsjellë mund të vazhdojë edhe ca kohë: Kinse reforma këtu e kinse qasje atje. Por do të ishte një humbje kohe për të dyja palët, shkruan Martens dhe kërkon: “Ka ardhur koha për një debat të ri për procesin e zgjerimit, a do të duhet të ripërtërihet, apo të zëvendësohet nga një politikë e re.” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME