Categories Sport

Refuzoi të prishte agjërimin, klubi përjashton nga skuadra futbollistin

Klubi francez i Nantes është përfshirë në polemika për shkak se trajneri i saj, Antoine Kombouare, ka përjashtuar nga skuadra një nga futbollistët, për arsye se ai refuzoi të prishte agjërimin ditën e ndeshjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin algjerian Jaouen Hadjam, i cili nuk u grumbullua për ndeshjen e fundjavës së kaluar, ndaj Reims.

20-vjeçarit iu kërkua që ditën e ndeshjes të hante dhe të pinte me shokët, për të qenë në formën më të mirë të mundshme, por ai nuk pranoi ta bënte këtë gjë.

Kur u pyet për këtë çështje, trajneri Kombouare tha: “Nuk ka vend për polemika. Ajo ishte zgjedhja e tij dhe unë e respektova. Nuk ishte ndëshkim, por unë kam një metodë pune. Gjatë javës, nuk kam asnjë problem me lojtarët që agjërojnë. Jam i gatshëm që t’i mbështes sepse e di që nuk është e lehtë për ta. Por, në ditën e ndeshjes, nuk duhet agjëruar. Ata që agjërojnë atë ditë, nuk janë pjesë e ekipit për ndeshjen sepse nuk dua që të dëmtohen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME