Regjisori i famshëm e i admiruar tha se provoi dhe dështoi të shoh këtë lloj filmash, nuk i pëlqyen e tha se kujtojnë parqe lojërash, transmeton Gazeta Metro.
Martin Scorsese, njëri prej regjisorëve më të respektuar tani, i përuli filmat me super heronj-zhanri më përfitues tani në industrinë e filmit sot. Regjisori i filmave të famshëm si Taxi Driver, Raging Bull dhe Goodfellas i tha revistës Empire se përpjekja e tij për të ndjekur filmat modern me superheronj kishte dështuar. “E dini, e mundova.” tha regjisori i famshëm kur u pyet se nëse i kishte parë filmat e kompanisë Marvel.
“Nuk është kinematografi kjo”. Scorsese vazhdoi: “Sinqerisht, më e afërta që më kujtojnë, megjithatë sa mirë janë të realizuar, me ata aktorë që e bëjnë më të mirë në ato kusht, janë parqet e lojërave”.
Jo shumë kohë më parë filmi i Marvel, “Avenger: Endgame” theu rekordin për arkëtime në kinematë e botës, mblodhi 2.8 miliardë dollarë në mbarë botën. E këto deklarata të regjisorit nga New York fansat e ‘prekshëm’ të filmave nuk do t’i presin mirë me siguri. Scorsese së fundi ka shfaqur filmin e tij të fundit The Irishman, ku ju kthye bashkëpunimit me Robert De Niro e Joe Pesci. Për herë të parë bashkëpunoi edhe me tjetrën legjendë të ekranit Al Pacino në këtë film.
