Regjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Gjirokastrës, nga 16 tampone të kryera. Burime bëjnë me dije se rastet e reja, janë kontakte të pedagoges së Fakultetit Ekonomik në universitetin ”Eqrem Çabej”, të cilët janë burri i saj, 2 fëmijët dhe një tjetër pedagoge. Fakulteti Ekonomik u mbyll dy ditë më parë, kur rezultoi pozitive pedagogia. Deri më tani janë 17 raste pozitive në Gjirokastër.
Categories
Lajme
Regjistrohen 5 raste të reja me Covid në Gjirokastër: Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen
