Categories Lajme

Zbulohet një spiun në zyrën e Merkel, ja për llogari të kujt punonte

Një person që spiunon për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për vite me radhë është zbuluar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel. Fjala është për Steffen Seibert, bashkëpunëtor i zëdhënësit të qeverisë gjermane, i ekspozuar si një agjent egjiptian. Pjesë e stafit të Shërbimit të Shtypit dhe Informacionit të qeverisë gjermane, ai dyshohet se ka punuar për shërbimin e inteligjencës egjiptiane për disa vjet. Shërbimi penal federal mori “masa ekzekutive” ndaj këtij personi në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të zyrës së prokurorit federal, thuhet në raportin e sigurisë, i cili u paraqit në Berlin.

Informacion mbi opozitën egjiptiane Një hetim kundër këtij personi është ende në vazhdim. Prokuroria konfirmoi për Bild se ishte nisur një hetim nën dyshimin e veprimtarisë së inteligjencës. Sipas Bild, ai është një shërbyes civil i nivelit të mesëm në qeveri.

Shërbimi federal i shtypit nuk pranoi të komentojë rastin, duke theksuar se ata nuk ndërhyjnë në hetimet në vazhdim. Fokusi i veprimtarive të shërbimit të inteligjencës egjiptiane në Gjermani është të mbledhë informacione rreth opozitës egjiptiane që jeton në atë vend, deklaroi Shërbimi i Mbrojtjes Kushtetuese në raportin e tij vjetor. Në të njëjtën kohë, shtojnë ata, fokusi i kolegëve egjiptianë janë kryesisht anëtarët e Vëllazërisë Muslimane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME