Categories Showbiz

Rrëfehet për herë të parë këngëtarja shqiptare

Vjollca Haxhiu është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në Kosovës. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar disa të fshehta rreth jetës së saj private. Ndër të tjera, Vjollca ndau dy momentet më të vështira që ka kaluar, por që e kanë bërë edhe më të fortë, duke ia dalë të riktheheshe sërish në skenë.

“Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashtë çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në famije. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë. Kemi pasur fatin që të gjithë në familje të ishim lidhur me njëri-tjetrin dhe e kemi mbajtur njëri-tjetrin me forcë që të mos dorëzohemi. Ajo vdiq kur ishte 60 vjeç. Për një vit unë hoqa dorë edhe nga muzika. Pata një problem shëndetësor, që nga vdekja e nënës unë u përkeqësova dhe humba imunitetin. Pata probleme me stomakun, por për fat përfundoi gjithçka mirë, pa pasoja. Më pas unë u bëra më e fortë sepse u përballa me dhimbjen e nënës dhe të shëndetit. Momenti i parë ka qenë Ilir Berani dhe Gili, kur më kanë pyetur, më thanë po nëse nëna do ishte gjallë, a do kishte dëshirë të të shikonte ty në këtë gjendje? Edhe më bindën sepse nëna kishte gjithmonë qejf të shikonte sukseset dhe arritjet tona. Me thanë ti po e dëshpëron nënën edhe në botën tjetër me këtë gjë që po bën. Nga ky moment unë rifillova, u riktheva në muzikë”, u shpreh Vjollca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME