Categories Lajme

Si kurrë më parë, Infektivi plot: Shifrat bëjnë paralajmërimin tragjik

Sot është shënuar rekordi më negativ në lidhje me të prekurit dhe të vdekurit nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Shqipërisë. ISHP konfirmoi se 4 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit tek Infektivi, ndërsa raportohet për 93 të prekur.

Të dyja këto të dyja janë më të lartat të shënuara brenda 24 orëve që prej marsit. Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.

Ndërkohë, situata është e rëndë tek Infektivi ku gjenden të shtruar 72 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Abcnews.al mëson se ka një rritje të beftë të numrit të personave që u nevojitet ndihmë me aparatura për të qendruar në jetë, gjë e cila nëse vijon në këto ritme pritet që të sforcojë kapacitetet e spitalit Infektiv. Nisur nga situata e krijuar, pritet që të rihapet edhe spitali “Covid2”, Sanatoriumi. Madje, në plan është edhe hapja e “Covid3” nëse gjendja vijon e njëjtë. Situata paraqitet e rëndë pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm 6 persona, një shifër tepër e ulët kjo krahasuar me të prekurit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME