Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë mesditë dy katet e fundit të një pallati në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit pranë pallatit shumëkatësh në rrugën “Sali Butka” dhe nëse ka persona të lënduar, teksa situata ka agravuar.
Zjarri ka përpirë edhe pallatin ngjitur me ndërtesën që mori flakë, ndërsa banorët janë të panikosur dhe kanë dalë jashtë me vrap.