Categories Lajme

RENEA del në terren/ Arrestohet Astrit Seferi, plagosi katër persona në 2017-ën

Zbulohen detaje nga një aksion i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. News 24 raporton se dhjetëra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi.

Ai është autor i një plagosjeje të katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras. Sipas të njëjtave burime, RENEA ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera.

Këto kontrolle vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku persona ende të paidentifikuar hapën z jarr me automatik drejt një lokali, ku u vra Bledar Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë.

Kush është Astrit Seferi

Astrit Seferi ishte në kërkim prej kohësh. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi kryen një plagosje të 4-fushtë në zonën e Laprakës në vitin 2017. Të dy vëllezërit hapën zjarr në drejtim të një lokali ku ndodhej një person identifikuar si Elion Leka, me të cilin ishin konfliktuar më herët. Për pasojë Leka dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Pas ngjarjes vëllezërit Astrit dhe Arben Seferi u arratisën. Dy vite më vonë, në 2019-n, Arben Seferi u prangos teksa konsumonte një drekë me familjen e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person i identifikuar si Viktor Gjergji. Ndërsa Astrit Seferi u arrestua këtë të martë. Të dy vëllezërit akuzohen për veprën p enale “Tentativë v rasje” dhe “Plagosje me a rmë z jarri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME