Categories Lajme

Nis nga Gjirokastra kërkimi i të zhdukurve në komunizëm

Kërkimi i trupave të zhdukur gjatë sistemit komunist pritet të nisë në qytetin e gurtë Gjirokastër. Në këtë kuadër përfaqësues të Autoritetit për Informimin e dosjeve e ish sigurimit, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor për mundësinë e nisjes së gërmimeve pranë kalasë Argjiro, aty ku dyshohet qe mund të ketë trupa, kjo referuar faktit qe burgu i shtate penxhere ka funksionuar i tillë për vite me radhë gjatë regjimit komunist ku shumë persona kane ndërruar jetën apo janë ekzekutuar.

Kryetarja e këtij autoriteti Genta Sula thotë se numri i personave të humbur është shumë i lartë dhe nuk mund të ketë një shifër konkrete, ndërsa shton se pas shume përpjekjesh duket se me ne fund është çelur drita jeshile mbi dakordësinë me prokurorinë e përgjithshme për nisjen e gërmimeve ne zonat ku dyshohet të ketë varre masive apo te groposur nga regjimi asaj kohe.

Në periudhën 1944 – 1991, mbi 6.000 persona u ekzekutuan në Shqipëri me ose pa urdhër të gjykatës, kryesisht me pushkatim ose varje dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim.

Sipas Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, 5.577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë, ndërsa ka edhe raporte të shumta ku thuhet se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqeve të tjera si për shembull, vetëvrasje. Edhe në këto raste trupat nuk i ktheheshin familjes, sepse në regjimin komunist trupi i të dënuarit mbetej në dispozicion të shtetit gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit edhe në qoftë se ai vdiste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME