Categories Lajme

Dyshohej se i kishte rrëmbyer i ati, gjenden dy të miturit shqiptarë në Portugali! Arrestohet babai

Pas shumë muajsh gjenden dy fëmijët e mitur shqiptarë të cilët ishin zhdukur nga Gjermania së bashku me babain e tyre. Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

Kjo është konfirmuar nga Policia Kombëtare në Portugalisë të cilët gjithashtu bëjnë me dije se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave portugeze, babai ishte me origjinë shqiptare dhe ishte vendosur për të jetuar në Gjermani. Në dhjetor të 2020 ai mori fëmijët e tij 11 dhe 10 vjeç dhe u largua drejt Tenerifes.

Në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.

Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës, ku mban të fshehur të miturit.

Shoqata “SOSdesaparecidos” kërkon bashkëpunim të qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët, 11-vjeçarin Kristian Toska, i cili ka flokë ngjyrë gështenjë, sy kafe dhe mban syze optike. Ndërsa motra e tij Amantia Toska, është 10 vjeçe me flokë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë gështenjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME