Categories Kulture

Bie niveli i Danubit, nxjerr një thesar me flori dhe argjend

Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2 000 monedhash floriri dhe argjendi në bordin e një relikeje të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që ka dalë falë nivelit jashtëzakonisht të ulët të lumenjve, njoftoi sot grupi i arkeologëve.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin sot me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anije tregtare kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME