Categories Lajme

Reshje bore: Si do të jetë moti gjatë javës

Meteorologia Adiola Bani, bën me dije se pasditen e të martës presim të kemi shtim të vranësirave, fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje të pakta të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pas mesnatës në zonat malore kryesisht veri-verilindje priten edhe reshje dëbore. Java ka nisur me kushte të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar situatë e cila do të vijojë deri pasditen e së martës.
Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë mesit të javës, ndërsa e premtja dhe fundjava rikthejnë motin e kthjellët dhe rritjen graduale të temperaturave. Theksojmë që kjo javë ka nisur me mot të ftohtë pasi vlerat minimale do të shënojnë -2 apo -3 Gradë Celsius në zonat e thella malore.
Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e enjte, ndërsa maksimumi deri ditën e enjte parashikohet jo më shumë se 14 apo 15 gradë celsius. Fundjava sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten sërish 20-21 Gradë Celsius. Parametri i erës gjatë mesit të javës pritet të jetë problematik.
Ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë fillimit të kësaj jave, paraqiten me mot të ftohtë, ku vlerat minimale kanë zbritur në -4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mbetet 9-10 gradë celsius, mbeten deri më mesin e javës. Gjithashtu gjatë mesit të javës priten kushte të paqëndrueshme pasi sjellin reshje dëbore, ndërsa fundjava në vendet e rajonit sjell përmirësim dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME