Categories Lajme

Emri/ Premtonte viza pune në Angli, e pëson keq 32-vjeçarja në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceit” u ndalua shtetasja Klaudja Hodo.

Policia Tiranë, Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Deceit”.
Përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçarja.
Sekuestrohen pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deceit”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME